Realizimi i Projektit
Trajnimet për Orientim në Karrierë
- Këshillimi në karrierë, tranzicioni ne vendin e punës dhe vetëpunësimi
- Edukimi për Ndërmarrësinë
- Mësimi në vendin e punës
Këshillimi dhe orientimi në karrierë është pjesë përbërëse e sistemit arsimor, pavarësisht nivelit të zhvillimit të sistemit arsimor në një vend të caktuar. Procesi i këshillimit dhe orientimit, është një proces i cili ndihmon në disa drejtime, në radhë të parë ndihmon që nxënësit të marrin këshillimet nga personat më përgjegjës të profilit, duke marrë për bazë përvojën dhe duke parë trendet se cila është perspektiva e profilit. Këshillimi i mirë, do të ndihmojë nxënësin të bëjë vendimmarrje jetësore, qe do të sigurojë mirëqenie personal dhe familjare, njëkohësisht një individ i qëndrueshem ekonomikisht, është i rëndësishëm edhe për shoqërinë. Nga ana tjeter, mësimdhënësit, duke kontribuar me këshilla, shohin kontributin e tyre dhe të sistemit drejt një shoqërie të përgjegjshme dhe të qëndrueshme. ABSM që prej pas luftës, është duke trajnuar dhe këshilluar insitucionet shkollore që të japin shërbimet sa më të mira për nxënësit e shkollave të tyre ku janë trajnuar shumë nxënës dhe mësimdhënës edhe në drejtim të ndërmarrësisë dhe fuqizimit të tyre. Se fundmi, edhe gjatë vitit 2021, ABSM ka bërë ofrimin e shërbimeve të karrieres si një nevojë e rëndësishme për nxënesit. Në katër shkolla të mesme të Komunës së Gjakovës, përkatësisht në shkollat: Nexhmendin Nixha, Gjon Nikoll Kazazi, Kadri Kusari dhe Hajdar Dushi , janë organizuar trajnime për karrierë dhe tranzicion në vendin e punës për nxënësit e këtyre shkollave. Pjese e trajnimet kanë qenë edhe zyrtarët e qendrave të karrierës por edhe mësimdhënësit, ku gjatë trajnimeve është diskutuar edhe nevoja e ofrimit të ketyre shërbimeve në mënyre konstante.
Këshillime profesionale
Sqarimi individual dhe motivimi i personave, që potencialisht janë të interesuar për ndjekjen e kurseve, ndikon pozitivisht në drejtimin e vetë kursit dhe për këtë arsye kjo praktikë duhet vazhduar. Me hapjen e Këshillimores në shkollën e mesme teknike dhe atë ekonomike, shumë të rinj mund të tërhiqen drejt shkollimit profesional. Veprimtaritë e këshillimit profesional janë të koordinuara me Departamentin e Punës dhe të Punësimit, në mënyrë që të shmangen veprimet paralele.
Në shkollat e mesme Teknike dhe Ekonomike, për të rinj dhe të rritur, janë vënë në dispozicion qendra për këshillime profesionale. Këshilluesit, mësimdhënës me eksperiencë, japin këshilla mbi profesionet- dhe mundësitë e shkollimit dhe të formimit profesional në rajonin e Gjakovës dhe në Kosovë, si dhe ndihmojnë për të kërkuar dhe gjetur punë.
Trajnimet
- Informatikë
- Anglisht, nivelet Fillestar, Mesatar, Mbi-mesatar dhe të Avancuar
- Gjermanisht, Nivelet A1, A2, B1,B2, C1
- Administrim Biznesi, Financa
- Menaxhim-Financa
- Ndërmarrësi apo Sipërmarrje
- Sistemet bankare
- Menaxhim - Organizim-Standardizim i kualitetit
- Kursi për të drejtat e njeriut
- Elektro-instalues, Auto-elektricist
- Mekanik,Tornitor-Frezues-Shpim, Saldator, Automekanik, Axhustator
- Ngrohje diellore
- Rrobaqepësi
Informatikë
Kurset e Informatikës janë drejtuar nga specialistë me nivel të lartë profesional në nivelet e caktuara
Kursi fillestar Windows Office
Kurset e avancuara Corel DRAW, Auto Cad, Photoshop
Kandidatët që kanë marrë pjesë në kurset fillestare kanë qenë kryesisht nga administrata komunale, arsimtarë nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës. Kurset e avancuar i kanë vijuar studentë të universiteteve publike dhe private ,inxhinierë të makinerisë, ndërtimtarisë dhe të elektroteknikës, kryesisht të moshave të reja.
Kabinetet e Informatikës janë të instaluara në:
Sh. Mesme Teknike "N. Nixha", Gjakovë
Sh. Mesme Ekonomike "K. Kusari",Gjakovë
Sh. Mesme Ekonomike "Ali Hadri",Pejë
Të gjitha këto kabinete janë të pajisura me kompjuterë të cilësisë së lartë, që janë ripërtërirë periodikisht me të tjerë, me teknologji më bashkëkohore. Instalimi i tyre është kryer nga personeli profesional i ABS-K, Gjakovë
Kabinetet e Informatikës janë financuar nga "ABS-K", Gjakovë, me mbështetje nga "ABSM", Basel,CH


Kabineti Informatikes
Kurset e Informatikës janë kryer me shumë interes edhe nga gjinia femërore e të gjitha moshave.
Gjinia Mashkullore me 54%
Gjinia Femërore me 46%

Kurset e Mekanikes
Tornitor Frezues Shpim
Kabineti i Mekanikës zotëron pajisje dhe makina për të kthyer, për shpim, për torno - saldim, lustrim dhe mjete të tjera dytësore.
Drejtues janë dy profesorë, njeri inxhinier makinerish dhe tjetri mjeshtër i specializuar po për mekanikë.
Numri i pjesëmarrësve 12 deri 14 persona; numri i leksioneve 420; kohëzgjatja 13 javë nga 6 leksione për çdo ditë. 40% punë teorike; 60% punë praktike individuale.


Kursantët gjatë trajnimit në kabinetin e Mekanikës
Programi-kryesor - Kurset për Tornitor-Shpues-Frezë
Kursanti i nivelit të parë duhet të jetë në gjendje:
- për të kryer aplikimet e kthimit, bluarjes dhe shpimeve si dhe për të prodhuar detaje të ndryshme
- për të kryer matje të ndryshme mekanike
- për përzgjedhjen e materialeve për të prodhuar detaje me torno prestar
- për përdorimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve, pajisjeve dhe makinave të punës
- për leximin dhe interpretimin e skemave të thjeshta e të skicave dhe për përgatitjen e skicave të thjeshta për detaje
- për prodhimin e detajeve të thjeshta me torno universale dhe prestar
- për të zbatuar kushtet dhe detyrat e sigurimin në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit
Trajnim për sistemet e ngrohjes diellore
Kabineti i ngrohjes diellore
Dhoma diellore është e pajisur me:
- 2 tavolina për tuba bakri dhe lakimi, sipas dizajnit të kolektorit,
- 2 tavolina për saldimin e tubave dhe të fletëve prej bakri,
- 1 model kolektori me të gjitha detajet,
- 1 depozitë (kazan, bojler) me ujë tank dhe me të gjitha instrumentet për matjen e parametrave fluide.
- 1 ventilator me një krah lëvizës për largimin e tymit dhe pluhurit gjatë saldimit.
- 1 tavolinë pune me mjetet e saj për montimin e kolektorit.
- 1 pompë me ujë me presion të lartë për pastrimin e kolektorëve nga mbeturinat gjatë punës
Në shkollën e mesme teknike "N. Nixha" në Gjakovë është realizuar edhe një projekt shumë i dobishëm për kursimin e energjisë, duke e shfrytëzuar energjinë e diellit me sisteme të ngrohjes diellore. Në kuadër të këtij projekti është hapur një punëtori - kabinet për ngrohje diellore.
Projekti u realizua me një afat kohor shumë të shkurtër nga personeli i ABS-Këshillimorja në Gjakovë, personeli i SH. M. Teknike "N. Nixha" dhe nga ekspertë nga Zvicra.
Projekti përqëndrohet në prodhimin e ngrohësve diellorë, që kushtojnë më lirë dhe krijojnë vende të reja pune.
Kurset trajnimit janë mbajtur nga profesorë të shkollave të mesme teknike të qendrave urbane të Kosovës, si të Gjakovës, Pejës, Gjilanit, Prizrenit, Ferizajit, etj.

Pamje nga kabineti i Ngrohjes Diellore, ku trajnuesit prodhojnë panelet diellorë
Elektro Instalues
Elektro - instalues; Instalimi i rrymës
Kabineti për elektro-instalues (elektricistë) është i pajisur me infrastrukturë të mjaftueshme për frekuentimin e kurseve profesionale.
Kurset drejtohen nga dy inxhinierë. Numri i pjesëmarrësve 12 - 14 persona; numri i leksioneve 420, kohëzgjatja 13 javë nga 6 leksione për çdo ditë. 40% punë teorike; 60% punë praktike individuale


Programi i kursit për Elektricist - Kualifikimet kryesore
Mjeshtri elektrik (niveli i parë) duhet të jetë në gjendje për të instaluar, për të riparuar dhe për të ruajtur lidhjet dhe pajisjet elektrike në ndërtesa, në institucione komerciale dhe të industrisë, si dhe në shtëpitë e banimit, shkollat, spitalet e tj. Ai duhet të jetë i aftë për:
- vizatimet e skemave të instalimit dhe të lidhjeve elektrike
- për instalime elektrike, për ngrohje e ftohje si dhe për qëllime të tjera
- leximin dhe zbatimin e skemave të instalimit të energjisë elektrike
- instalimin e pajisjeve mbrojtëse
- instalimin e telave dhe kabllove elektrike,
- kryerjen e matjeve të ndryshme të energjisë
- përzgjedhjen e materialeve të nevojshme të saldimit, të mjeteve dhe pajisjeve
- zbatimin e detyrave dhe të kërkesave të sigurimit në punë dhe për mbrojtjen e mjedisit
Auto-elektricist
Autoelektricist: Profesorët: Njeri-ing. i diplomuar për Elektroteknikë, Tjetri - mjeshtër i kualifikuar në degën elektrike Numri i pjesëmarrësve Numri i leksioneve: Zgjatja e trajnimit: |
Punë individuale 2 ligjërues për orë mësimi 12 - 14 persona 420 leksione 13 javë (5 ditë x 6 orë për javë) |


Pjesëmarrës në kurs gjate ushtrimit të profesionit
Program me Minoritete
"ABS-K",Gjakovë, në bashkëpunim me "SDC”Swiss Cooperation Office – Kosova”, në Prishtinë, menjëherë pas luftës ka organizuar kurse për minoritete në Komunat Gjakovë, Pejë dhe Istog.
Ky projekt është financuar nga "SDC",Prishtinë dhe është realizuar nga "ABS-K",Gjakovë
Programi ka pasur si qellim integrimin e minoriteteve në shoqëri dhe aftësimin e tyre për tregun e punës.
Janë zhvilluar këto kurse –trajnimi:
- Kurse për Informatikë, niveli fillestar | jan mbajtur 2 grupe |
- Kurse për Administratë | janë mbajtur 4 grupe |
- Kurse për Axhustator | janë mbajtur 1 grup |
- Automekanik | janë mbajtur 1 grupe |



Grupi i kursantëve nga minoritete gjatë punës praktike
Rrobaqepësi
Kabineti për Rrobaqepësi është i pajisur me makina të nevojshme për qepje, tavolina të modelimit, për vizatime, për projektimin e infrastrukturës, makina të tjera mbështetëse dhe mjete për punë shumë praktike.


kabineti i rrobaqepsisë është e mobiluar me makina, tavolina pune, vizatime për harton dhe mjete të tjera të punës dhe pajisje
Trajnimet për Administratë
(a) ADMINISTRATË
(b) ADMINISTRIM - FINANCA
(c) SISTEMET BANKARE
(d) SIPËRMARRJE
(e) MENAXHIM-ORGANIZIM-STANDARDIZIM-KUALITET
(f) TRAJNIME DIDAKTIKE "SHAP", Shkolla Administrim Profesional
(g) KONTABILITET
(h) ADMINISTRIM BIZNESI ME "KBS", PRISHTINË
(j) TË DREJTAT E NJERIUT "PROMOKOM", GJAKOVË
a) drejtimet e detyrueshme profesionale
• Administrim dhe komunikacion, përfshirë teknikën personale të punës• E drejta dhe administrimi i Biznesit
• Njohuri të Llogari -Kontabilitet
• Informatikë-Byro-teknik, Internet
• Studim autodidaktik


Kandidatët që kanë kryer kursin për Administrim Biznes
Përfshirja
Shkollimi me shkëputje nga puna përfshin 16 javë mësim. Mësimi i detyrueshëm përmban 320 leksione të detyrueshme të ndara në 20 leksione javore. Këtyre u shtohen edhe 160 leksione studimi autodidakt. Gjithsej: 480 leksione prej 45 minutash.


Kandidatët duke ndjekur seminaret
Seminari për arsimtarët që kanë kryer kursin e informatikës.
TEMA:
Vlerësimi: Testim dhe vlerësim
Me kërkesën e pjesëmarrësve, që kanë kryer kursin e Informatikës, ku kandidatët ishin të gjithë arsimtarë nëpër shkolla fillore dhe të mesme, lindi ideja e trajnimit dy ditor të pjesëmarrësve me temën:
- INFORMATIKA NË JETEN BASHKËKOHORE INSTITUCIONALE
- METODIKA GJATË LIGJERATAVE NË BREZAT E RI
- HARDWER - DEMONSTRIM I MONTIMIT
Certifikimi i kandidatëve
Kandidatët që kanë kryer trajnimin, në bazë të testit kualifikues, janë pajisur me dëshmi (certifikatë) të përfundimit me sukses të kursit


Çertifikimi i kursantëve
Qellimi i trajnimeve
Qëllimi kryesor i trajnimeve është aftësimi i kandidatëve për punësim:
Qëllimet janë përcaktuar duke pasur për bazë kërkesat dhe përparësitë e zhvillimit ekonomik aktual dhe perspektiv të Kosovës. Qëllim kryesor mbetet që të papunët dhe të rinjtë të mund të shkollohen nëpërmjet kurseve të kualifikimit të shpejtë në disa profesione, që bëjnë të mundur angazhimin në një veprimtari si dhe përfitimin e një të ardhure të mjaftueshme për të përballuar kërkesat e mbijetesës normale individuale dhe familjare; të mirëmbajtjes dhe rikonstruksioneve të makinerive dhe pajisjeve të tjera; të konkurrencës, etj.